Korbi dhe Dhelpra
Appearance
Tek një lis sipër në majë
korbi qëndroi të hajë
një copë djathë që mbante
në qeft. Kur nisi të hante,
shkon një dhelpër e mallkuar,
se i ra erë djathë i vjeshtuar.
Dëshiron ta hajë vetë.
"Mirëdita mik i vjetër,
bukurinë tënde nuk e ka zog tjetër
me pendë të bardhë, në di të këndosh
përmbi zogjtë e tjerë do të mbretërosh"
Të tregoje zënë zoti korb gërrhiti
dhe lëshoi djathin po dhelpra ia priti
dhe korbit i tha:
"Dëgjo, budalla:
ata që lëvdojnë,
me gjë të botës duan të rrojnë.
Zot, kjo këshillë që të rrëfeva,
sot vlen më tepër
se kjo copë e djathit që të rrëmbeva"
Tha zonja dhelpër
dhe iku me bisht përpjetë.
Korb' i shkretë,
korb' i mjerë,
u turpërua
dhe u betua
të mos gënjenet dhe tjetër herë.
![]() |
This work is in the public domain in countries where the copyright term is the author's life plus 70 years or less. See Copyright.
|